YWCA në mbështetje të protestës kundër “terrorizmit ushqimor”

YWCA of Albania së bashku me një grup qytetarësh, përfaqësuesish të shoqërisë civile etj. morën pjesë në protestën e organizuar kundër “terrorizmit ushqimor” në Sheshin Skënderbej në Tiranë. Shumë njerëz në vendin tonë falsifikojnë ushqimet. Ata nuk ndëshkohen. Protestuesit mbajtën në dorë pankarta me mbishkrime të ndryshme drejtuar Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjensisë Kombëtare të Ushqimit.