Qendra e kujdesit ditor për fëmijë.

YWCA of Albania me një përvojë disa vjecare i ofron komunitetit, Qendrën e kujdesit ditor për fëmijë.
Nga vet fëmijët kjo Qendër ka marrë emrin “Fluturat & Zogjtë”.
Kjo qendër ka për synim kujdesin, edukimin, argëtimin dhe shoqërizimin e fëmijëve në moshat parashkollore, prej 3 deri 6 vjeç duke garantuar një shërbim cilësor në nivelin e standardeve ndërkombëtare për fëmijët dhe familjet. Parimet e punës së kësaj qendre janë:
“të mësosh përmes lojës, dhe të luash për të mësuar”
• “ Të mësuarit konsiderohet proçes kompleks ku fëmija përfshihet në proçese kërkimi, ballafaqimi, bashkëpunimi, me njëri – tjetrin dhe jo… një proçes ku edukatorja transmeton njohuri të gatshme…tek fëmijët.”
• “Fëmijët konsiderohen shkencëtarët e vegjël, të cilët eksperimentojnë në mënyrën e tyre, intuitive, pa praninë e ligjësive, duke prekur, nuhatur, dëgjuar, shijuar, shikuar, duke tentuar përmes kombinacioneve rastësore.”
Qendra vlerëson aksiomën: “Cdo fëmijë është – individualitet”
Gjithashtu, kjo qendër synon përmes programit të saj plotësimin e nevojave për zhvillim të fëmijëve në tre drejtime themelore:
• Zhvillimin fiziko – motorik
• Zhvillimin njohës (konjitiv)
• Zhvillimin socio – emocional.

Parimet dhe filozofia e kësaj qendre ditore ju referohen dokumenteve themelorë të të drejtave të fëmijëve ku thuhet se të gjithë fëmijët janë të barabartë dhe meritojnë përkujdesje, zhvillim, edukim e mbështetje të barabartë. Qendra i referohet ligjit për arsimin parashkollor ku kjo pjesë e edukimit vlerësohet, si vendimtare në arsimimin dhe shoqërizimin e fëmijëve. Qendra synon të plotësojë nevojat dhe pjesërisht dëshirat e fëmijës për integrim në komunitetin moshor.
Qendra e kujdesit ditor për fëmijë ka synim zhvillimin e fëmijëve në kompleksitetin e vet duke marrë në konsideratë individualitetin e fëmijëve, backgroundin e tyre social – ekonomik e kulturor.