Kurset profesionale qe ofron YWCA of Albania.

Gjate muajit janar po zhvillohen kurse per  Bebisiter ne qytetin e Durresit dhe Shkodres. Ne kete kurs jepen njohuri teorike per mirerritjen dhe edukimin e femijeve, per zhvillimin fizik të fëmijëve nga 0-6 vjeç, mbi veçoritë e tyre psikologjike, njohuri mbi sëmundjet më të zakonshme që prekin këtë grupmoshë si dhe informim e aftësim për ndihmën e shpejtë. Pjesemarreset pajisen me certifikate te njohur nga Ministria e Mireqenies Sociale dhe Rinise, me te cilen ato mund te drejtohen prane zyrave te punes per t’u punesuar. Te interesuara per kete kurs jane jo vetem grate po edhe shume vajza te reja te cilat i pervetesojne njohurite per faktin qe nje dite do te behen nena. Kurset jane realizuar ne saje te mbeshtetjes se Ambasades Amerikane ne Tirane.