Edukimi dhe arsimimi i vajzave është një proces shumë i rëndësishëm…shpreh herë më një rëndësi jetike! Edukimi i vajzave kalon përtej marrjes thjesht të njohurive në një institucion akademik dhe kontribuon në mënyrë direkte në pavarësinë e tyre dhe rritjen e mundësive për angazhim në shoqëri!

Shpesh herë edukimi i vajzave është cënuar dhe mohuar, që nga e kaluara e largët e deri sot! Kështu, kjo çështje është tashmë tejet akuale në Afganistan, ku gratë dhe vajzat janë përjashtuar padrejtësisht nga mundësitë e barabarta për tu edukuar dhe punësuar!

Çdo çështje sociale ka padyshim dy aspekte: një anë ku drejtësia dhe barazia tentojnë të cënohen dhe një anë shprese, të njerëzve që parreshtur luftojnë për kauzat që besojnë, e në rastin konkret, për kauzën e edukimit.

Sot duam të ndajmë me ju një një histori të tejkalimit të sfidave, të vendosmërisë dhe dashurisë për edukimin. Kjo është historia e Safës, e lindur në Afganistan, në provincën Khost.  Edukimi i hershëm i Safës karakterizohet nga mungesa e babait, për shkak të nevojës për të punuar me orë të gjata dhe mbingarkesës së nënës për të përmbushur “përgjegjësitë familjare”. Përpos kësaj, Safa rrëfen se kalonte shpesh shumë kohë vetëm në Afganistan. Në mungesë të kopshteve apo institucioneve të tjera të edukimit për fëmijët parshkollor, nëna e Safës detyrohej ta linte vajzën me fqinjët.

Padyshim, mungesën e  hapësirave për të luajtur me bashkëmoshatarët, Safa e kujton me shumë trishtim. A mund të quhet fëmijëri nëse nuk ke një kujtim zhurmash të hareshme të lojës?…

Edukimi i Safës ndikohej nga puna e babait. Babait të saj i duhet të lëvzite nga një krahinë në tjetër, duke e bërë të pamundur regjistrimin e Safës edhe në ato pak institucione që mund të ofronin shërbime për parashkollorërt. Mungesa e mundësive të qëndrueshme arsimore u shoqërua me një sërë dinamikash mes sfidave dhe dëshirave. Por, ky rrugëtim do të merrte një drejtim krejt tjetër!

 Safa së bashku me babain e saj, mbështetësin kryesor në ëndrrën për edukim!

Kur familja e Safës u largua nga Afganstani për tu vendosur në Shqipëri, dukej se një fillim i ri po shkruhej për edukimin e vajzës. Kështu, prindërit u njohën me shërbimet që ofron Qendra Ditore e YWCA dhe UNICEF. Në fakt, regjistrimi i Safës prane Qendrës Ditore shënoi një pikë kthese në jetën e saj.

Safa lehtësisht mund të shkojë çdo ditë pranë institucionit të edukimit! Nuk ka barriera, as sfida, as vetmi! Safa është përshtatur lehtësisht me mjedisin e ri, ku mësueset, por edhe bashkëmoshatarët i japin inkurajim dhe mbështetje të vazhdueshme.

Historia e Safës është historia e vazhdimit të përpjekjeve për të ndjekur ëndrrën për edukim. Kjo histori është dëshmi edhe e rëndësisë së bashkëpunimit të të gjithë aktorëve për të krijuar një mjedis ku fëmijët mund të jetojnë të lumtur dhe të shprehin potencialin e tyre të plotë.

 

Kjo histori është krijuar në kuadër të projektit “Qendrat Ditore si hapësira të sigurta dhe kreative”, implementuar nga UNICEF Albania me mbështetjen e qeverisë së SHBA dhe në partnership me YWCA of Albania