YWCA of Albania ka një fokus të veçantë në fuqizimin e grave dhe të rinjve. Për këtë arsye, puna e vazhdueshme në këtë fushë përqëndrohet në rritjen e aftësive të edukimit, aftësive profesionale dhe ndërgjegjësimit mbi çështjet e shëndetit dhe rolin e rëndësishëm që ata kanë në krijimin e një komuniteti të udhëhequr nga vlerat e lirisë dhe barazisë. Ky synim është në qendër të një sërë inciaitivave, të tilla si:

 

“LeadHERship Labs – Vajzat që Sjellin Ndryshim”, financuar nga World YWCA, është një projekt që synon fuqizimin e vajzave të reja në Velipojë dhe Berat, duke krijuar mundësi që ato të zhvillojnë aftësitë e lidershipit, të rrisin vetëbesimin dhe të angazhohen aktivisht në komunitetet e tyre. Përmes trajnimeve për lidership, mentorimit, krijimit të hapësirave të sigurta, storytelling-ut dhe iniciativave komunitare të ideuara dhe drejtuara nga vetë vajzat, projekti u mundëson pjesëmarrëseve të shprehin zërin e tyre, të identifikojnë problematikat që prekin bashkëmoshataret dhe komunitetet e tyre dhe të ndërmarrin veprime konkrete për adresimin e tyre. Një vëmendje e veçantë i kushtohet krijimit të mjediseve ku vajzat mund të diskutojnë lirshëm, të ndajnë përvojat dhe idetë e tyre dhe të mbështesin njëra-tjetrën. Duke forcuar lidershipin, aftësitë komunikuese dhe pjesëmarrjen qytetare, LeadHERship Labs synon t’i fuqizojë vajzat si agjente aktive të ndryshimit, të afta për të promovuar përfshirjen, barazinë gjinore dhe ndryshimin pozitiv social në komunitetet e tyre.

 

“Qendra e Aktivizimit të NEET (JAPFP) – Fuqizimi i të Rinjve përmes Rrjetit të Partneriteteve Lokale në Shkodër”, financuar nga UNICEF Albania, është një iniciativë me bazë komunitare që synon të fuqizojë bashkëpunimin ndërmjet aktorëve lokalë për identifikimin dhe mbështetjen e të rinjve NEET (15–29 vjeç), të cilët nuk janë të angazhuar në arsim, punësim apo trajnim. Përmes punës së drejtpërdrejtë në komunitet, profilizimit individual, orientimit dhe hartimit të planeve të personalizuara të referimit, projekti i lidh të rinjtë me mundësi konkrete për arsim, formim profesional, zhvillim të aftësive, punësim dhe vetëpunësim. I harmonizuar ngushtë me kuadrin e Garancisë Rinore, projekti kontribuon në identifikimin, aktivizimin, regjistrimin dhe referimin e të rinjve NEET drejt mekanizmave të koordinuar të mbështetjes. Një rol të rëndësishëm luan gjithashtu forcimi i partneriteteve ndërmjet institucioneve publike, organizatave, shkollave, strukturave komunitare dhe aktorëve të tjerë lokalë, me qëllim krijimin e një sistemi më të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës për të rinjtë. Nëpërmjet kësaj qasjeje, projekti synon të krijojë rrugë konkrete drejt përfshirjes së qëndrueshme të të rinjve në arsim, trajnim, tregun e punës dhe jetën aktive të komunitetit në Bashkinë Shkodër.

 

“Gratë dhe të rinjtë – Kujdestarë të Tokës”, financuar nga BOOST Balkans, është një iniciativë që synon të fuqizojë rolin dhe lidershipin e grave rurale dhe të rinjve në përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, mbrojtjen e mjedisit dhe advokimin në nivel komunitar. Projekti zbatohet në bashkitë Berat dhe Shkodër, në komunitete që përballen me sfida të ndryshme mjedisore dhe ku gratë dhe të rinjtë, pavarësisht se preken drejtpërdrejt nga degradimi i mjedisit, shpesh kanë mundësi të kufizuara për t’u përfshirë në proceset vendimmarrëse. Përmes trajnimeve mbi ndryshimet klimatike, biodiversitetin, agroekologjinë dhe të drejtat mjedisore, krijimit të grupeve lokale të veprimit dhe advokimit, si dhe zbatimit të iniciativave konkrete në komunitet, projekti synon të rrisë njohuritë, pjesëmarrjen dhe kapacitetet e grave dhe të rinjve për të identifikuar problematikat lokale dhe për të kontribuar aktivisht në zgjidhjen e tyre. Në këtë mënyrë, projekti promovon përgjegjësinë e përbashkët për mbrojtjen e tokës dhe burimeve natyrore, duke i vendosur gratë dhe të rinjtë në qendër të veprimit për komunitete më të qëndrueshme dhe rezistente ndaj ndryshimeve klimatike.

 

“Eco-Girls+: Ndërtojmë ekonomi qarkulluese me barazi që në shkollë”, financuar nga Qendra EDEN, është një projekt i orientuar drejt veprimit që synon fuqizimin e vajzave adoleshente dhe rritjen e rolit të tyre si aktore të ndryshimit në mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e ekonomisë qarkulluese. Projekti u zbatua në dy shkolla të Bashkisë Shkodër, një në zonë urbane dhe një në zonë rurale, duke angazhuar 60 vajza të moshës 14–18 vjeç në trajnime, workshop-e kreative dhe iniciativa praktike. Përmes projektit, vajzat zhvilluan njohuri dhe aftësi mbi ripërdorimin, reduktimin e mbetjeve dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve, duke i kthyer idetë e tyre në veprime konkrete brenda shkollave. Një nga rezultatet kryesore ishte krijimi i “Eco Corner” në të dyja shkollat, si hapësira të dedikuara për promovimin e ripërdorimit, kreativitetit dhe praktikave miqësore me mjedisin. Përmes ekspozitave, fushatave ndërgjegjësuese dhe aktiviteteve të drejtuara nga vetë vajzat, projekti kontribuoi jo vetëm në rritjen e ndërgjegjësimit mjedisor në komunitetet shkollore, por edhe në forcimin e lidershipit, vetëbesimit dhe pjesëmarrjes aktive të vajzave në ndërtimin e komuniteteve më të gjelbra, të barabarta dhe të qëndrueshme.

 

Projekti “Empower Her: Vajzat e reja udhëheqin për veprim klimatik për një të ardhme të qëndrueshme”, i mbështetur nga World YWCA, synon fuqizimin e vajzave dhe grave të reja për të marrë role udhëheqëse në përballjen me sfidat klimatike dhe promovimin e një mjedisi të qëndrueshëm. Duke u zbatuar në Tiranë, Berat dhe Shkodër, projekti ka angazhuar 90 vajza përmes trajnimeve mbi veprimin klimatik, advokimin dhe menaxhimin e projekteve. Nëpërmjet 6 iniciativave të udhëhequra nga vajzat, si fushata mbi reduktimin e mbetjeve, mbjelljen e pemëve dhe kursimin e energjisë, projekti synon të nxisë veprim konkret në komunitet. Gjithashtu, aktivitetet ndërgjegjësuese kanë përfshirë mbi 2000 anëtarë të komunitetit, duke promovuar barazinë gjinore dhe praktika të qëndrueshme mjedisore. Përmes këtij angazhimi, projekti synon të krijojë një brez të ri lideresh të reja që do të kontribuojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të gjelbër dhe më të barabartë në Shqipëri.

 

Projekti “FuqiZo – Bashkimi i Brezave për të Sjellë Ndryshim” mbështetur nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane, synon fuqizimin e vajzave dhe grave si dhe promovimin e barazisë gjinore përmes krijimit të klubeve Nënë-Bijë/FuqiZo në Bulqizë dhe Berat. Përballë normave patriarkale dhe niveleve të larta të dhunës me bazë gjinore, iniciativa e YWCA ofron një hapësirë të sigurt për diskutim, ndërgjegjësim dhe avokim, duke i angazhuar gratë dhe vajzat si agjente ndryshimi në komunitetet e tyre. Projekti përfshin trajnime, aktivitete advokuese dhe bashkëpunim me komunitetin për të krijuar një strukturë të qëndrueshme që nxit barazinë gjinore dhe fuqizimin social. Përmes këtij rrjeti, synohet jo vetëm rritja e ndërgjegjësimit mbi dhunën dhe pabarazinë, por edhe krijimi i një kulture të re që fuqizon gratë për të marrë pjesë aktive në jetën publike dhe vendimmarrje.

 

 

“Fuqizimi i grave për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm në shoqëri” mbështetur nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane. Kjo iniciativë ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit rreth ekstremizmit të dhunshëm dhe fuqizimin e vajzave dhe grave nëpërmjet trajnimeve profesionale, si faktorë kyç në parandalimin dhe raportimin e fenomenit. Projekti është zbatuar në zonat e Kavajës dhe Kukësit, si zona të përzgjedhura për shkak të numrit të lartë të grave që nuk janë në marrëdhënie pune, si dhe të dhënave të vendosura në dispozicion nga bashkitë, që tregojnë për raste dhune.

 

 

“Klubi i vajzave, si promovues i lidershipit gjatë pandemisë Covid-19”, mbështetur nga World YWCA. Promovimi i lidershipit të vajzave (kryesisht nga grupet vulnerable) dhe rritja e reziliencës së tyre, me qëllim adresimin e çështjeve sensitive të afektuara nga pandemia, si: shëndeti mendor, shëndeti riprodhues, vetë-imazhi, dhuna me bazë gjinore, steriotipet gjinore apo impakti i izolimit kanë qënë objektivat kryesore të projektit. “Duaje veten pa filtra“ është një nga fushatat më të veçanta të ndërmarra nga vajzat, që sfidoi perfeksionimin dhe imazhet ireale të promovuara në mediat sociale.

 

 

Formimi profesional i vajzave dhe grave është arritur nëpërmjet ofrimit të një sërë shërbimesh risi për shoqërinë tonë. Kurset për bebisiter, etikën në komunikim, rrobaqepsi dhe kulinari kanë aftësuar vajzat dhe gratë për të qenë punonjëse aktive dhe të kualifikuara për tregun e punës. Në përfundim të kurseve profesionale të gjithë pjesëmarrësit pajisen me certifikatë. Gjithashtu, YWCA of Albania funksionon si ndërmjetësuese mes grave dhe vajzave të trajnuara dhe subjekteve që ofrojnë vende pune.

 

 

Projekti i Bibliotekës lidhet me qëllimet kryesore të YWCA për fuqizimin e grave dhe vajzave duke promovuar pasionin për leximin e librave, si një formë trajnimi për të mundësuar rritje kulturore dhe sociale, por gjithashtu edhe për të sjellë ndryshime pozitive në jetën e tyre. Aktualisht biblioteka ka 3500 libra. Projekti i Bibliotekës synon të përmirësojë shëndetin emocional të lexuesve, pasi librat karakterizohen nga prania e shumë emocioneve. Gratë mund të frymëzohen nga to dhe të transformojnë jetën e tyre pozitivisht. Gratë kanë nevojë për akses në libra që nxisin imagjinatën e tyre dhe u ngjallin interes, në mënyrë që të nxiten që të vazhdojnë të lexojnë përgjatë gjithë jetës së tyre.